Gjakovari blen veturë jashtë vendit, shitësi nuk i përgjigjet më

Një qytetar nga Gjakova ka raportuar dje një rast të mashtrimit në Policinë e Kosovës.

Gjakovari ka informuar organet e rendit se ka bërë një pagesë përmes bankës për blerjen e një veture jashtë vendit. Por pas pagesës, shitësi nuk i është përgjigjur më.

Rasti i cili ka ndodhur javën e kaluar ka njoftuar policia është duke u hetuar.