Gjakova ndan 13 mijë euro për motokultivatorë

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se ka shpenzuar mbi 13 mijë euro për motokultivatorë për bujqit e kësaj komune.

27 bujq do t’i përdorin këto mjete në sera, pemëtari dhe perimtari.

Motokultivatorët janë një subvencionim i komunës së Gjakovës, konkretisht Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë rast, me 20 për qind  të shumës kanë participuar edhe përfituesit.

Vlera totale e motokultivatorëve është 13.230 euro.