Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla për liberalizimin e vizave: Nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një punë e vogël nga ne

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla në Komisionin për Integrime Evropiane, për çështjen e liberalizimin të vizave ka thënë se nuk do të përsërisë gabimet e të kaluarës.

Gwrvalla u tha deputetwve se nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një punë e vogël nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Shërbimet Diplomatike .

“Unë nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës se kjo çështje mund të zgjidhet deri në fund të vitit, por jemi të vetëdijshëm, nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një punë e vogël nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Shërbimet Diplomatike”, ka thënë Gërvalla.

Po ashtu, liberalizimin e vizave, Gërvalla e ka quajtur si çështje të padrejtë, të pa shpjegueshme por që është edhe çështje e kredibilitetit të Bashkimit Evropian.

”Qeveritë pararendëse i kanë përmbushur të gjitha kriteret, mbetet për MPJD-në që të identifikoj të gjitha rrugët që qojnë në ndryshimin e kësaj qasje.  Duke pasur parasysh që një pjesë e shteteve anëtare që nuk e përkrahin liberalizimin e vizave thirren në tema të shtetit ligjor, ajo është një fushë ku në mund të punojmë”, ka deklaruar ministrja.

Ndërsa për mosnjohjen e 5 shteteve si Qipro, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, Gërvalla tha se është punuar më muaj të tërë për hartimin e një strategjie me qëllim që të kenë një qasje që është më e duhur.

“Entuziazmi fillestar i vitit 2008-2009, dhe ka ardhur koha që të kemi një stagnim. Kur flasim për 5 shtete duhet të kemi parasysh që 4 prej tyre janë anëtarë të NATO-së, prandaj problemet që na ndjekin, shumëkush flet për 5 shtetet që nuk e kanë njohur, por jo edhe për 22 shtetet që e kanë njohur”, ka thënë Gërvalla.

Gjithashtu ajo është shprehur se krahas zhvillimeve në rajon dhe përpjekjeve për forcim të statusit në arenën ndërkombëtare sipas Gërvallës në muajt dhe vitet e ardhshme çështja e statusit ndërkombëtar të Kosovës do të sqarohet.