Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla nuk e sheh si kërcënim adresimin e Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së dhe Valdete Dakës

Kandidatja për deputete e listës së përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla, ka komentuar adresimin e Vjosa Osmanit që bëri para pak ditësh e ku foli për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos i certifikuar listat e kandidatëve të disa subjekteve politike, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për Gërvallën, ajo çka ka deklaruar Osmani nuk është kërcënim, por ushtrim i përgjegjësive kushtetuese të Vjosa Osmanit.

“Unë nuk e shoh se ku është kërcënimi në këtë rast. Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës e presidentes është e detyruar me siguru që nuk do të ketë ndërhyrje në procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e saj kushtetuese. Nëse dikush mendon se mund të sillet si kapadai në mbledhje dhe mendon se kjo është pavarësia dhe jo të ushtrosh funksionin tënd si një mekanizim i pavarur dhe patjetër që duhet t’i thënë diçka nga presidentja” , tha Gërvalla në “Kallxo Pernime”.

“Vjosa Osmani duhet ta kryejë detyrën e saj, jo vetëm ndaj Valdete Dakës por ndaj çdo qytetari”, u shpreh ajo.

Vjosa Osmani deklarohet rreth ngjarjeve të djeshme në KQZ