Vjosa Osmani deklarohet rreth ngjarjeve të djeshme në KQZ

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani i është adresuar para pak minuta qytetarëve në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në mbledhjen e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, për të cilën ngjarje ka thënë se është e papranueshme.

“Ajo çfarë kemi parë në mbledhjen e KQZ-së,ka qenë e pahijshme dhe e pa pranueshme për një institucion që duhet me doemos që të ruajë integritetin e tij. Para syve të të gjtihë qytetarëve në transmetim të drejtpërdrejt u bë presion marramendës ndaj Zyrës për çertifikimin e partive politike, si dhe u ushtrua presion ndaj udhëheqsit të kësaj zyre. Kjo zyrë vepron e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ për vendime kolegjiale”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka folur edhe ndaj kërcënimeve të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

“Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike, por emërohet për të mbrojtur paanshmërinë dhe ndërshmërinë e këtij procesi, detyrë e saj është mbrojtja e integritetit zgjedhor”, ka thënë Omsani.

Sipas Osmanit, ajo që ka ndodhur dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por ajo ka thënë se e kanë për detyrë që procesi i zgjedhjeve të shpëtohet.

“Kam kërkuar të ruajnë maturinë dhe qetësinë me qëllim që të mbrojmë integritetin e procesit zgjedhorë. Po punoj me të gjtihë partnerët për të siguruar që të kemi prezencën dhe vëzhgimin e tyre. Në rast se ballafaqohemi me situta si ajo e djeshme, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integriteti të KQZ-së”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se mbajtja e zgjedhjeve është parakusht për funksionimin e një vendi prandaj këtë test duhet ta kalojmë me besim e maturi.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë në vazhdimësi nga mbledhja e KQZ-së.

Votim i listave në pako apo individual, sërish debat brenda anëtarëve të KQZ-së