Protesta simbolike e gastronomëve; Fotografi: Antigonë Isufi/KALLXO.com

Gastronomët kosovarë duan “vaksinën e lirisë”

Kryetari i Shoqatës së Grastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lirohen të gjitha masat anti COVID-19 për këtë sektor nga qeveria.

Kllokoqi në një publikimi në Facebook, ka shkruar se e duan “vaksinën e lirisë”.

Ai e ka krahasuar gjendjen me pandeminë në rajon, me situatën në Kosovë.

“Shqipëria u hap. Mali i zi u hap. Serbia po hapet. Bota po hapet. Festivalet kanë fillu në Mal të Zi , Shqipëri e Serbi … Maskat po hiqen, masat u hiqen, klubet e natës po hapen, dasmat po mbahen, këngëtarët kanë bërë datat në Shqipëri, rezervimet e sallave janë bërë…Ne S’KEMI ENDE VAKSINA, ne jemi ende të mbyllur, ne s’kemi plan për verën …Ne nuk i’u nënshtruam as Qeverisë së kaluar, ku mbajtëm 3 protesta, dhe nuk do i nënshtrohemi as kësaj Qeverie”, ka shkruar mes tjerash ai.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, gastronomisë i lejohet puna deri në ora 22:00.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e pa redaktuar në Facebook të Petrit Kllokoqit:

Te Dashur Gastronom

Fillimi me Qeverisjen e re ishte i rende i cili na mbylli per 12 dite – GASTRONOMET PRANUANPer 7 dite takime me ta , u dakorduam qe do ti respektojm masat – GASTRONOMET RESPEKTUAN
U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN

U betuan qe nese ulen rastet orari do te ndryshoj dhe masat do te zbuten, ndersa as ne takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN

Shqiperia u hap
Mali i zi u hap
Serbia po hapet
Bota po hapet

Festivalet kane fillu ne Mal te Zi , Shqiperi e Serbi …
Maskat po hiqen , masat u hiqen , klubet e nates po hapen , dasmat po mbahen , kengetart kane bere datat ne Shqiperi , rezervimet e sallav jane bere …

Ne S’KEMI ENDE VAKSINA , ne jemi ende te mbyllur , ne s’kemi plan per veren …
Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie.
DUAM VAKSINEN E LIRISE !