Haziri kundërshton ashpër masat e Qeverisë Kurti: Nuk e pranojmë represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri  ka kundërshtuar mbylljen e disa lokaleve të gastronomisë sonte në këtë komunë për shkak të COVID-19, duke fajësuar Qeverinë e Kosovës se po ndërmerr veprime në kohë të zgjedhjeve lokale.

Sipas Hazirit, lokalet janë mbyllyr pa dijeninë e tij dhe mekanizmave tjera komunale.

Ai ka kërkuar që deri nesër në mesditë të largohen masat parandaluese të vendosura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

 

Kandidati i LDK-së Lutfi Haziri, do të përballet në balotash me kandidatin nga radhët e LVV-së Alban Hysenin.