Foto Facebook: Trafiku Urban Prishtinë

Masat e reja kundër COVID-19, "Trafiku Urban" redukton orarin e qarkullimit

Ndërmarrja “Trafiku Urban” e komunës së Prishtinës ka njoftuar se orari i ri i qarkullimit të autobusëve nga sot e deri më 4 shkurt do të reduktohet.

Nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30 ndryshe nga që ka qenë më herët, deri në ora 22:00.

Ky reduktim i qarkullimit u bë në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për kufizim të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.

“Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30”, thuhet në njoftim.

Masat e reja kundët COVID-19 mund t’i lexoni KËTU.