Gashi: Koordinimi si një vend që mbikëqyret nga NATO është i domosdoshëm

Kreshnik Gashi, redaktor përgjegjës në KALLXO.com ka thënë se koordinimi si një vend që mbikëqyret nga NATO është i domosdoshëm.

“Koordinimi me NATO në një vend që mbikëqyret prej NATO-së është i domosdoshëm, për shkak se ke prish krejt konstalacionin e NATO-së, sot NATO duhet me dështu Defender, pra planin strategjik për me avancu FSK-në” – ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka thënë se “Prishja me partnerët ose mos koordinimi me partnerët në adresimin e asaj në atë që ata e kane identifiku është problem me Kosovën, nuk është se partnerët nuk e din se kush janë njerëzit që e udhëheqin krimin e organizum atje, ata janë tu lyp që thjesht me pas një sistemet ku vendosem institucionet demokratike”

Gashi ka thënë se nuk është hera e parë që partnerët tregojnë që diçka mundet me ndodhë në Kosovë.

“Mos të harrojmë që kjo qeveri disa herë i ka ngu partnerët në udhëzimet e tilla, mos të harrojmë qëkjo qeveri para 3-4 muaj ja ka lanë kufirin në dorë KFOR-it amerikanë dhe nuk mundesh para katër muajve me i thanë KFOR-it amerikan ruma kufirin ti mu se s’mundem me u ndalë prej Wagner-it që po vjen e mas katër muajve mos me i tregu që po shkon në objekte të komunës për shkak se partnerët nuk komunikojnë kështu edhe kjo duhet me qen mësim për qeverinë e Kosovës, sepse nuk mundesh me vepru kundër atyre që krejt këto gjëra që ti kanë dhënë informacione”- ka thënë Gashi.