Foto: GKK

Galeria Kombëtare prezanton veprat e Jakup Ferrit

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar sot në faqen zyrtare të saj në Facebook punimet artistike të Jakup Ferrit.

Prezantimi i këtyre veprave bëhet në kuadër të ekspozitës virtuale të GKK-së, “Artist në karantinë”.

“Artist në karantinë kësaj rradhe sjell artistin Jakup Ferri, i cili na prezanton një seri vizatimesh dhe tapicerishë”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare.

Javën e kaluar Galeria Kombëtare nisi realizimin e ekspozitës virtuale “Artist në karantinë”, duke mbajtur kështu aktiv interaksionin me publikun në këtë kohë të vështirë.

Në vazhdimësi GKK do të prezantojë veprat të artistëve të ndryshëm në kuadër të kësaj ekspozite virtuale. Ekspozita nisi me punimet e Driton Selmanit.