Ilustrim

Shqetësonte qytetarin përmes thirrjeve telefonike, arrestohet

Policia e Kosovë njofton se në Fushë Kosovë ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që i  njëjti përmes thirrjeve telefonike është duke e shqetësuar dhe ofenduar një burrë tjetër si dhe familjen e tij.

Sipas policisë, më 6 mars i dyshuari kishte shqetësuar viktimën dhe familjen e tij.

Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.