Ilustrim

Fushë Kosovë, i vjedhin pallton me para të gatshme në xhep

 

Një burrë ka njoftuar Policinë së një person i ka marrë me forcë pallton në xhepin e të cilës kishte para të gatshme.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Hekurudha’ në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është i njohur për policinë dhe gjendet në arrati.

Rasti është në hetime nga njësitë relevante, thuhet në njoftim.