Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fushë Kosovë - Furnizohej me naftë duke mashtruar me kartela të një biznesi

Një person i dyshuar ka mashtruar një punëtore të kompanisë së derivateve të naftës, duke u furnizuar me kartela të ndryshme me karburante.

Ankuesja ka njoftuar Policinë se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë me datë 1 prill 2020.

“Ankuesja dhe dëshmitari, kanë raportuar se një person i panjohur me veturë kombi, është furnizuar me sasi derivatesh me kartela të ndryshme të një firme”, thuhet në njoftimin e Policisë e cila është duke e hetuar rastin.