Fushatë vetëdijësuese në Prishtinë kundër dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale
Ka filluar shpërndarja e broshurave tek qytetarët e Prishtinës me qëllim vetëdijësimin ndaj dhunës në familje dhe ofrimin e ndimës juridike falas.
Me moton “Lufto dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale”, mëtohet të informohen qytetarët për të drejtat dhe mbrojten e viktimës në raste ku atyre iu cënohet liria dhe integriteti i garantuar në kushtetutë.
Anton Nrecaj përfaqësues i Qendres për Ndimë Juridike thotë që janë munduar të vetëdijësojnë dhe zhvillojnë ligjërata e trajnime lidhur me dhunën në familje.
“Kemi zhvilluar aktivitete gjithandej Kosovës për vedijësimin ndaj dhunës në familje. Kemi shpërndarë 20,000 broshura. Ka pasur një trend të rritjes me rreth 1,300 raste të dhunës në familje… për këtë kemi mbajt tranime dhe ligjerata edhe në shkolla”- tregoi Ndrecaj.
Në broshura informohet dhe bëhet thirrje që “nëse jeni viktimë e dhunës ose ngacmimeve, kryersit e dhunës mund të dënohen me burg, duhet të kërkohet nga gjykata që kryersi të mos afrohet apo të ju kontaktojë, të largohet nga banesa, t’i nënshtohet trajtimit mjekësor, t’ua paguajë qiranë, etj”. Aty thuhet që mund të kërkohet dëmshpërblim për dhunën e pësuar si dhe të vendoseni përkohësisht në strehimore.
Brenda 3 muajve, një vajzë rreth moshës 11-vjeçare nga Prishtina, fillimisht e raportuar e zhdukur, po dyshohet se një herë ishte viktimë e trafikimit, e ende pa marrë epilog hetimi lidhur me këtë rast, dyshohet se u bë viktimë e dhunimit seksual nga 5 persona.
11-vjeçarja që po dyshohet se u dhunua nga 5 persona më 27 gusht, ka qenë para dy muajve e regjistruar si viktimë e trafikimit në Zyrën për Mbrojtje të Viktimave.
Detaje të reja tregojnë për tmerrin e 11-vjeçares, e cila brenda një dite po pretendohet se ka pasur gjashtë dhunime e marrëdhënie seksuale.
Dosja e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com tregon se si gjashtë të dyshuarit brenda një dite dyshohet se kanë dhunuar e kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në motele të ndryshme.
Në total deri më tani janë 11 të arrestuar në lidhje me rastin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara.