Ilustrim

Fotografoi dhe incizoi një grua pa lejen e saj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, nën dyshimin se ka fotografuar dhe incizuar një grua, pa autorizimin e saj.

I dyshuari është arrestuar të enjten në mbrëmje në kryeqytet.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.