(FOTO) Zagrebi sot, ushtria në rrugë, ka dëme materiale por nuk ka viktima

Dy tërmete të forta dhe një tjetër i një intensiteti më të ulët kanë dridhur sot në mëngjes kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin.

Tërmeti i dytë ra në ora 7:01 dhe ishte i fuqisë 5.0 ballë të Rihterit. Epiqendra e tij ishte 10 kilometra në veri të Zagrebit.

Ndërsa, tërmeti i tretë i fuqisë 3.7 ballë ra në ora 7:41.

Në ora 11:00, Policia e Kroacisë ka njoftuar se janë dëmtuar 66 objekte dhe 23 vetura.

“Shumica e objekteve dhe veturave të dëmtuara janë në qendrën e qytetit të Zagrebit, ndërsa janë dëmtuar edhe Katedralja e qytetit dhe një kishë në qytetin e Zagrebit”, ka njoftuar Policia kroate.

Ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Një vajzë 15 vjeçare është në gjendje kritike, e njëjta po trajtohet në Spitalin e Pediatrisë në Zagreb,

Ky tërmet e ka gjetur edhe Kroacinë në gjendje emergjente si pasojë e pandemisë COVID-19, ku deri më tani janë konfirmuar 235 persona të infektuar me Coronavirus, dhe një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 5 pacientë, e pikërisht Zagrebi është qyteti me numrin më të madh të raste me COVID-19 gjithsej 62 persona.

Index.hr
Index.hr
Index.hr
Index.hr
Index.hr
Index.hr