FOTO - Vetura e Thaçit arrin të zyrat e EULEX-it

Vetura e Hashim Thaçit ka arritur te zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Ekipi i KALLXO.com që ndodhet në vendin e ngjarjes ka siguruar pamje të automjetit të tij duke hyrë brenda.

Ndaj Hashim Thaçi është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

 

Dje deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë që është konfirmuar aktakuza e Speciales ndaj tij, ndërsa sot kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur që edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza.

Dje po ashtu ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është arrestuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale dhe është dërguar për në Hagë.

Sipas njoftimit të Speciales, Krasniqi është arrestuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.