FOTO - Vetaksident të afërsi të Slivovës, vetura përfundon jashtë rrugës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Gjilan -Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihet se një veturë është rrokullisur duke përfunduar jashtë rrugës.

Ky vetaksident ka ndodhur në rrugën Gjilan- Prishtinë, saktësisht në afërsi të fshatit Slivovë.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.