FOTO: Semaforat kryesorë të Prishtinës, jashtë funksionit

Semaforët në udhëkryqin e qendrës së Prishtinës sot kanë qenë jashtë funksionit.

Nga këto pamje mund të shihni se si qytetarët kalojnë rrugën duke rrezikuar veten në pamundësi për respektim të rregullave.

Ky mosfunksionim i semaforëve ka bërë që të ketë tollovi dhe probleme me trafikun në qendër të kryeqytetit.