FOTO – Rrahje në Prishtinë, shoqërohen në polici dy persona

Një veturë në Prishtinë është sulmuar pasditen e sotme.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se vetura në fjalë është sulmuar në afërsi të Kuvendit të Kosovës.

Në vend të ngjarjes sipas fotografive, shihet se ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje për rastin.

“Rreth orës 17:00 është lajmëruar për një rrahje, policia ka shoqëruar për intervistim në stacion policor dy persona”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Sipas tij, nga kjo rrahje mes të dyshuarve është dëmtuar edhe vetura në fjalë.