(FOTO) Mitrovicë e Veriut, policët patrullojnë pa maska

Disa polic janë parë duke patrulluar pa maskat obligative anti-COVID-19. Sipas disa fotografive të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, shihen se policët patrullojnë pa maska.

Janë 3-4 policë që shihen në rrugë duke patrulluar e duke vëzhguar qytetarët edhe për respektim të masave anti-COVID-19, por ata vet janë pa maskat mbrojtëse.

Sipas Ligjit për COVID-19, mbajtja e maskës është obligative në hapësira të jashtme, kur personat shoqërohen mes vete, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,029 tiketa për COVID-19, që kryesisht kanë të bëjnë me mosmbajtjen e maskave nga ana e tyre.