FOTO - Aksident te Menza e Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në afërsi të Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com.

Në pamje shihet se në këtë aksident janë të përfshira një kamion dhe një veturë e tipit Volkswagen.

Gjithashtu shihet se kamioni është rënditur në korsinë e kundërt.

KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes: