Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Forca të shtuara të sigurisë rrugës për në Shterpcë – FOTO

Në fshatin Drekoc të Shtërpcës janë parë forca të shtuara të sigurisë, për shkak të protestës së paralajmëruar nga ana e serbëve lokal.

Disa ekipe të Policisë së Kosovës kanë qenë duke monitoruar situatën dhe lëvizjet e veturave që po ndodhin në këtë zonë.

Madje në afëri të ekipeve policor është parë edhe një ekipë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Sot në Shterpcë është paralajmëruar një protestë që do rë mbahet pas plagojses së dy qytetarëve që ndodhi më 6 janar të këtij viti.

Të lënduar mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Nryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kishte thënë se të dielën më 8 janar do të mbahet protestë në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve atje.

“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Miloshin, gjithçka që po na ndodh së fundmi, nuk ka mbaruar. I hoqëm bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne” – ka thënë ai.

Tutje Jevtiq kishte shkruar se së bashku do të dërgojnë një mesazh se ‘janë të lodhur nga terrori dhe urrejtja, se duan vetëm paqe dhe të jenë vetvetja’.

Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com