Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Fillojnë bisedimet Ukrainë - Rusi

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me Rusinë në Bjellorusi kanë filluar, raporton Reuters.

Sipas Sky News, takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase.

Delegacioni, i cili mbërriti në rajonin e Gomelit me helikopter, përfshin edhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë më 24 shkurt, me urdhër të presidentit të tyre, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë./Sky News

Përgatiti: Arbisa Shefkiu