Filharmonia e Kosovës mban nesër koncert në Shkup
05.3.2021 - 18:45
Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë nesër, më 6 mars 2021, një koncert në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Koncerteve të Filharmonisë së Maqedonisë.
Lajmi është bërë i ditur përmes llogarisë në Facebook të Filharmonisë.
Koncerti mbahet në kuadër të repertorit të këtij institucioni për sezoni 2020/2021.
Gjatë këtij koncerti Orkestra Harkore e Filhamonisë do të interpretojë vepra të kompozitorëve të njohur.