Filarmonia e Kosovës, Foto: Facebook

Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte këtë javë në Portugali

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantohen me dy koncerte në Portugali gjatë kësaj jave. Një koncert do ta ketë sot në Lisbonë, ndër të dytin të mërkurën.

Filharmonia ka bërë të ditur se ky prezantim i saj para publikut portugez realizohen në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës në Portugali.

“Të hënën 920.03.2023) mbrëma prej orës 19:00 në Qendrën Kulturore ‘Belem’ në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës, Orkestra dhe Kori në drejtimin e Baki Jasharit do të intepretojnë vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri dhe Karl Jenkins”- thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës.

Ndërsa, dy ditë më vonë, të mërkurën, më 22 mars (2023) Filharmonia do të prezantohet me një koncert edhe në Katedralen e qytetit të Bragas prej orës 21:30.

Koncerti i dytë i Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në Portugali do të mbahet në qytetin e Bragas. Mbrëmjen e 22 marsit, Kori dhe Orkestra do të interpretojnë në Katedralen ikonike të këtij qyteti verior portugez prej orës 21:30.