
Filharmonia e Kosovës mban të enjten koncert në Obiliq
08.11.2022 - 15:20
Orkestra Frymore e Filharmonisë se Kosovës, do të mbajë të enjten, më 10 nëntor një koncert në Obiliq.
Ky koncert është planifikuar të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” duke filluar nga ora 19:00.
Sipas njoftimit të Filharmonisë së Kosovës, gjatë këtij koncerti që do të dirigjohet nga Baki Jasharit e Lirjona Sylejmanit, do të interpretohen vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendorë.
“Në kuadër të programit ‘Filharmonia në lëvizje’ dhe organizimit të koncerteve në qytete të tjera të Kosovës, Orkestra Frymore e Filharmonisë më 10.11.2022 prej orës 19:00 do të mbaj koncert në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq”-thuhet në njoftimin e Filharmonisë.