Rexho Mulliqi. Foto: Filharmonia e Kosovës.

Të premten shënohet 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi

Filharmonia e Kosovës do të shënojë 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982).

Për të shënuar këtë përvjetor, Filharmonia, të premten duke filluar nga ora 20:00 do të mbajë një koncert në Atelienë e Pallati të Rinisë në Prishtinë.

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se e ka shpallur vitin 2023, si vitin e Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthej në programin e saj vepra nga krijimtaria e kompozitorit.

Filharmonia bën të ditur se gjatë këtij koncerti do të interpretohen vepra të njohura të kompozitorëve botëror e prezantim të pianistëve të rinj.

Ndërsa, në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Rexho Mulliqi është kompozitori i këngës së njohur “Baresha” e i shumë veprave tjera muzikore që e rendisin atë ndër emrat e njohur të muzikës shqiptare.