Ferizajasi mbytë një qen

Një person dyshohet se ka vrarë një qen endacak me pushkë gjuetie të cilën e kishte pa leje.

I dyshuari kishte qenë së bashku me fëmijën e vëllaut para shtëpisë së tij, përderisa qeni kishte tentuar ta sulmojë fëmijën.

“I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë”, thuhet në raport policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhru në fshatin Slivovë të Ferizajt, më 25 maj, rreth orës 17:30.