Ferizaj, Policia konfiskon 5,800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
13.11.2023 - 19:44
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se së bashku më Doganën e Kosovës në qytetin e Ferizajt kanë konfiskuar 5,800 kilogramë mjaltë, që dyshohet të jetë e kontrabanduar.
Sipas komunikatës, mjalta ka qenë e paketuar në kavanoza 1 litërsh.
“Mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme”- thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A. (1985) dhe E.I. (1996), të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.