Foto: Ilustrim

Ferizaj, lëndohen dy policë gjatë arrestimit të një personi

Stacioni Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona, të cilët ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me nga dy vjet burgim.

Sipas njoftimit, të Policisë N. A., 20 vjeçar dhe E. R., 22 vjeçar ishin të kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë në vazhdim’.

Policia ka thënë se gjatë arrestimit të njërit prej tyre, janë lënduar dy policë.

“Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës, policia ka hasur në rëzistencë tek i pandehuri N. A., i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit, sipas Policisë, dërgohen në vuajtje të dënimit.