Ilustrim - Arkiv

Ferizaj: Arrestohet 29 vjeçari pasi rrahu gruan dhe i shkaktoi lëndime trupore

Mbrëmë pak para mesnatës policia në Ferizaj kishte pranuar një informacion se në rrugën “Rifat Berisha” kishte ndodhur një rast i dhunës në familje.

Me të dalë në terren, hetuesit policorë së bashku me policët e rendit kishin arrestuar edhe 29 vjeçarin me inicialet J.A., pasi i njëjti dyshohet se rrahu e i shkaktoi lëndime trupore gruas së tij.

Policia ka njoftuar se gruaja e të dyshuarit 27 vjeçarja ka marrë lëndime tripore dhe ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari ishte arrestuar e më pas ishte dërguar në stacion policor për intervistim.

Për ngjarjen ishte njoftuar edhe prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.