(Foto ilustrim)

Ferizaj, arrestohen tre persona, u rrahen mes vete

Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar tre persona të dyshuar për përleshje fizike në rrugën “Reçaku” pranë një pike karburanti.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si lëndim trupor, ndërkaq dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, policia i ka identifikuar e më pas i ka arrestuar tre të dyshuarit: I.I ( M/K) i moshës 29 vjeçar, A.P ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe K.S (M/K) i moshës 34 vjeçar. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj” – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.