Ilustrim

Ferizaj, 74 aksidente dhe afër 4 mijë gjoba të shqiptuara në janar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se gjatë muajit janë regjistruar 74 aksidente dhe janë shqiptuar 3 mijë e 924 gjoba.

Në janarin e vitit të kaluar kanë ndodhur më shumë aksidente, 81 aksidente por që ka pasur më pak gjoba të shqiptuara, 2 mijë 176 gjoba.

Sipas komunikatës, nga 74 aksidente të ndodhura këtë janar, 53 prej tyre kanë përfunduar me lëndime dhe 21 me dëme materiale. Si pasojë e këtyre aksidenteve, 90 persona kanë pësuar lëndime.

Ndërkaq në janarin e 2021-s, nga 81 aksidente të ndodhura, tre prej tyre kanë qenë me fatalitet. Si pasojë e 81 aksidenteve 83 persona janë lënduar.

Policia ka njoftuar se janë bërë dhe 113 heqje të patentë-shoferit, ndërsa në janarin e vitit ka pasur më pak, janë regjistruar vetëm 12.

Sipas njoftimit, Policia, ishte fokusuar në kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, veçanërisht në tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet në vijë të plotë , kundërvajtje  që rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

Burimi: Policia e Kosovës