Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Të dhënat e MPB-së: 104 të vdekur në Kosovë nga aksidentet e trafikut këtë vit

104 persona kanë vdekur në Kosovë nga aksidentet e trafikut që nga janari e deri më 19 dhjetor 2023.

Këto të dhëna janë prezantuar në një konferencë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në Kosovë gjatë periudhës janar – 19 dhjetor 2023, janë shkaktuar 94 aksidente trafiku që kanë përfunduar me fatalitet.

Muaji me më së shumti aksidente me fatalitet ka qenë muaji korrik me gjithsej 18 të vdekur.

Aksidente 2023

Në Kosovë, që nga viti 2002 e deri më 19 dhjetor 2023 kanë vdekur 2 mijë e 930 qytetarë nga 2 mijë e 573 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Sveçla dhe Hoxha numri i kundërvajtjeve të shqiptuara që janë paraparë pikë negative në periudhën janar – 18 dhjetor është 25,836  krahasuar me në vitin 2022 ku kanë qenë  26,912 dhe në vitin 2021 kanë qenë 17,838.

Në vitin 2023 në qarkullim kanë qenë 442 mijë e 751 automjete, thuhet në këto të dhëna.