Foto: Ilustrim

80 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

80 aksidente trafiku ndodhën brenda 24 orëve në natën e ndërrimit të motmoteve në tërë territorin, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

25 prej tyre ishin aksidente me të lënduar, ndërsa 55 të tjerat vetëm me dëme materiale e asnjë me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar 25 persona dhe ka dërguar në mbajtje 21.

Ndërkaq, numri i tiketave të trafikut të shqiptuara nga policia është 1 mijë e 315.