Ilustrim: Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

55 aksidente për një ditë, Policia apelon shoferët për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor.

Gjatë kësaj kohe, janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”- thuhet në komunikatën e organeve të rendit.