Familjari i të zhdukurve të masakrës në Krushë: Dëshmitarët po vdesin

Emisioni “Jeta në Kosovë” sonte është duke e trajtuar temën e të zhdukurve të luftës në Kosovë.

Agron Limani, familjar i të zhdukurve në Krushë të Vogël, tha se janë të zhgënjyer nga institucionet e Kosovës në lidhje me çështjen e familjarëve të zhdukur që nga masakra më 26 marsit 1999, kur forcat paramilitare serbe vranë, masakruan dhe dogjën më shumë se 102 persona, kryesisht burra e të rinj nga mosha 12 deri në 90 vjeçare.

“Mbi 100 civilë janë vrarë për dy ditë. Pas 21 vitesh vetëm 45 prej tyre janë identifikuar dhe varrosur dhe 68 të tyre janë ende të zhdukur edhe pas 21 vitesh pjesa më e madhe e atyre që janë rrëmbyer dhe janë vrarë dhe janë zhdukur ende konfigurojnë si të zhdukur”, tha ai.

“Ne jemi të pakënaqur me radhë të parë me autoritetet e Kosovës për faktin se për neve është e qartë se adresa e përgjegjësisë për këtë masakër për opionin është i njohur. Përmasat e këtij krimi janë të atilla që përfshijnë rreth 70%  të meshkujve, me një gjenocid lokal kemi të bëjmë nëse mund të shprehem kështu”, shtoi ai.

Sipas tij, dëshmitarët e kësaj masakre vdesin.

“Për faktin që kemi 57 dëshmitarë për masakrën e Krushës së Vogël, pas 21 vitesh 18 prej tyre kanë vdekur, në mesin e tyre kanë vdekur edhe 2 nga ata që kanë shpëtuar. Me kalimin e viteve dëshmitarët kanë vdekur dhe dëshmitë janë zbehur”, tha më tej ai.

.,