Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger, të gjitha kanë rënë nga sistemi

Twitter, Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger kanë rënë të gjitha nga sistemi në një ndërprerje të madhe globale.

Dhjetëra mijëra përdorues kanë raportuar probleme me qasjen në katër platformat në pronësi të Facebook, sipas faqes së internetit të DownDetector.

Raportet e problemeve filluan të vërshojnë rreth orës 17:30. Që atëherë, shumë përdorues kanë marrë mesazhe përmes të cilave u thuhet se nuk mund të kenë qasje në platformat e lartcekura në momentin kur tentojnë të kenë qasje në këto shërbime.

Çështjet duket se janë shkaktuar nga një dështim në Domain Name Server (DNS).

Përmes Twitterit, Facebook ka deklaruar se janë në dijeni të çështjeve dhe “po punon për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që është e mundur”.

Instagram dhe WhatsApp, që të dyja, kanë bërë njoftime të ngjashme në Twitter. 

Përgatiti: Nuhi Shala