Testi PISA

ETEA për rezultatet në PISA: Këmbanë e fundit për institucionet e Kosovës

“Këmbanë e fundit për institucionet e Kosovës” është cilësuar rezultati i dobët i Kosovës së testin PISA 2022, nga organizata ETEA që merret me cilësinë e arsimit parauniversitar.

Kosova ka shënuar rënie të statistikave krahasuar me vitin 2018, në rezultatet e këtij testi këtë vit.

ETEA ka thënë se ky rezultat tregon se sistemi arsimor në Kosovë është më i pazhvilluari në rajon.

Kjo organizatë ka i ka bërë thirrje institucioneve qeverisëse për të vepruar dhe prindërve për të mos u mjaftuar apo mashtruar me notat e fëmijëve të tyre.

Shkaqet kryesore të këtij niveli arsimor, sipas organizatës janë mësimdhënia memorizuese dhe të mësuarit mekanik që prodhon në masë fenomenin e analfabetizmit funksional.

“ETEA i bën thirrje institucioneve qeverisëse të arsimit në Kosovë që në mënyrë urgjente të krijojnë grupe punuese me ekspertë/e dhe njohës/e të fushës për të bërë analiza të thella mbi rezultatet e testit PISA në vitin 2018 dhe 2022 dhe mbi bazën e këtyre analizave të nxjerr rekomandimet bazuar edhe në modelet e shteteve me arsim të zhvilluar që kanë reflektuar mbi rezultatet e testit PISA në të kaluarën” – thuhet në reagim.

Në këtë komunikatë për media, kjo organizatë ka thënë institucionet kanë neglizhuar rezultatet e PISA-s që nga 2015, kur Kosova mori pjesë për herë të parë, duke mos hartuar politika përmbajtjesore.

“Plani Strategjik i Arsimit 2022-2026 vë fokusin tek arsimi profesional dhe digjitalizimi i arsimit, duke trajtuar krejtësisht në suaza sipërfaqësore mungesën e aftësive dhe shkathtësive bazike të nxënësve/eve” – është shkruaj më tej në reagim.

Në këtë plan, sipas ETEA-s, theksohet si brengë e veçantë arritshmëria e ulët në lexim, por që “ky problem madhor në këtë dokument të rëndësishëm – mbyllet me kaq”.

Më tej, është konsideruar shqetësues edhe fakti që 80% e mësimdhënësve kosovarë nuk e konsiderojnë veten përgjegjës për këto rezultate të dobëta, sipas një raporti të kësaj organizate të botuar më 2021.

ETEA i ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të mos mjaftohen dhe/apo mashtrohen me suksesin, notat dhe diplomat e fëmijëve të tyre, por të punohet në baza ditore me arsimimin e fëmijëve dhe duke i angazhuar ata edhe në programe të edukimit jo-formal.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) synon të vlerësojë sistemet arsimore duke matur performancën shkollore të nxënësve të shkollave 15-vjeçare në matematikë, shkencë dhe lexim.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, me 342 pikë.

Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, me 357 pikë. Në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018.

Në një konferencë për media, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka thënë se ka më shumë se një faktor që ka ndikuar në këto rezultate, duke përmendur politikat, tekstet, infrastrukturën shkollore, praktikat e konsoliduara dhe mungesa e llogaridhënies.

Kosova me rezultate të ulëta në testin ‘PISA’, Nagavci arsyeton statistikat