Elshani: Në rrjete sociale po hapen sondazhe në emër të KQZ-së, të hetohen rastet

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani tha se në emër të KQZ-se po bëhen sondazhe në rrjete sociale.

“Në rrjete sociale ka postime, sondazhe në emër të KQZ-së,  thirren në emër të KQZ. Kërkoj që të ndiqen të gjitha këto dhe të dematohen si dhe të hetohen nga policia”, tha ai.

Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ky institucion nuk organizon sondazhe.

“Ne nuk bëjmë sondazhe dhe nuk e autorizojmë askënd te bëjë sondazhe. Dikush po keqpërdor me këtë. Ne do të dalim zyrtarisht dhe do ta demantojmë . I ftojmë edhe qytetarët të mos japin të dhëna personale sepse keqpërdoren”, tha ai.

Ndërkaq, në mbledhjen e KQZ u bë e ditur se sot në ora 18:00 përfundon afati për akreditim të vëzhguesve ne zgjedhjet e 14 shkurtit.