Foto: Hykmete Bajrami/Facebook

Ekzekutohen edhe pagesat për përfituesit e masës 3a në shumën 170 euro

Ministria e Financave ka njoftuar se ka ekzekutuar pagesat në vlerë prej 170 eurosh për përfituesit e masës 3a nga Pakoja emergjente.

“Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë”, thuhet n njoftimin e Ministrisë.

Të gjitha këto pagesa, sipas njoftimit, thuhet se mund të tërhiqen nga sot, ndërsa të tjerat ditëve në vazhdim.

“Për masën 3a, mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave. Bazuar në dinamikën e paraparë të ekzekutimit të pagesave që kushtëzohen nga kapacitetet teknike por edhe zbatimi i udhëzimeve të MSH dhe IKSHPK, pagesat e pakos emergjente janë strukturuar dhe do të kryhen në dy ditët në vazhdim, për çka do të ju njoftojmë”, njofton MF-ja.

“Ministria e Financave ju rikujton se është e nevojshme të zbatohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore, gjatë kryerjes se veprimeve bankare për tërheqjen e mjeteve”, thuhet në fund të njoftimit.