Kuvendi do të shqyrtojë sot rishikimin e buxhetit 2020

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së sotme do të shqyrtojë edhe rishikimin  e buxhetit për vitin 2020.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, është pika e fundit e rendit të ditës së seancës së sotme.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere më 8 korrik ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Ky projektligj tashmë është proceduar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria po kërkon rishikimin e buxhetit për të implementuar fondin për rimëkëmbje ekonomike për shkak të COVID-19.

Procedohet në Kuvend buxheti i rishikuar