Ekstradohet nga Britania e Madhe në Shqipëri i dënuari për vrasje të dyfishtë

A.M., 52 vjeç i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

52-vjeçari ishtë dënuar në vitin 2001 me 25 vite burg pasi kishte vrarë me kallashnikov dy persona.

“A.M., më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.”-bënë të ditur Policia e Shtetit.

Ai ishte kapur nga autoritetet britnaike në vitin 2021, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak…Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit A.M., në vendin tonë”- thuhet në njoftimin e Policisës së Shtetit.