Ilustrim

Ekspozoi armën e zjarrit, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh policor, i dyshuari është vërejtur në një videoincizim duke ekspozuar një armë zjarri.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur dje në fshatin Zahaq të Pejës, rreth orës 19:52.

Lidhur me rastin është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.