Ekspozita ‘Reporting House’, korrespondentët e BBC-së tregojnë përvojën e raportimit për luftën në Kosovë

David Loyn, korrespondent i BBC TV gjatë luftës në Kosovë, në konferencën për media për hapjen e Galerisë “Reporting House” rrëfeu rëndësinë e raportimeve të korrespodentëve të huaj dhe të atij personalisht nga lufta në Kosovë.

Ai tha se raportimet e tilla kanë bërë që shtetet e mëdha të ‘lëvizin’ gjërat.

“E kemi ditur se raportimi ynë nga Kosova do të ndryshoj rrjedhen e zhvillimeve. Unë dhe Vaughan Smith udhëtonim me politikan britanez që kishin qenë përfaqësues në Bosnje ai ka qenë me veturën e blinduar që e shihni jashtë, kjo e bëri bujën më të madhe me pamjet tona, madje kur e takoi Millosheviqin në Beograd, i tha i kam parë materialet”- u shpreh ai.

“Kishte qenë diçka e mahtnishme. Kjo storje ka pas shumë efekt. Mund të them që kam qenë vetëm një nga korrespendetet që kanë punuar në Kosovë dhe gjatë kohës që punonim me Vaughan më është bërë miku im më i mirë, fal aftësisë së tij t`i qasej UÇK-së dhe të orientohet në territorin malor ngjarjet nuk do të rrëfeshin si duhet”- shtoi tutje Loyn.

Kurse, Vaughan Smith, producent dhe kameraman i reportazheve të BBC-së dhe të televizioneve të tjera gjatë luftës në Kosovë u shpreh se ofrimi i një ekspozite të tillë është diçka mahnitëse.

“Të arrish t`i qasesh UÇK-së, sepse ka qenë e pa ekspozuar dhe për një të huaj të deportosh deri atje ka qenë sfidë, por unë kam bërë edhe miq atje. Keni fat që Jeta i sfidon politikanët e vendimarrësit. Të ofrosh diçka të tillë është mahtinëse”- u shpreh Smith.

Smith po ashtu theksoi se sakrifica që ndodhi në Bosnje mundësoi intervenimin më pas në Kosovë.

“Kosova e realizoi ëndrrën e vet në krahasim me Bosnjën që u vranë shumë  boshnjakë. Për shkak që ne bënëm punën tonë erdhi intervenimi, por intervenimi nuk ndodhi në Bosnje dhe sakrifica që ndodhi në Bosnje, mundësoi atë që ndodhi në Kosovë. Unë kam xhiruar në Prekaz, ndoshta incidenti më me peshë në Kosovë. 18 milionë njerëz e kanë vizituar deri më tani Prekazin . Gazetaria luajti rol të madh”- theksoi Smith.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita “Reporting  House” që do hapët më 10.06.2024 prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Ekspozita e REPORTING HOUSE u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008. Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës, ndërsa ekspozita është e hapur për bashkëpunim për zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga  BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV, NHK (TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV Spanjoll) dhe Frontline Television Neës. Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesve e producentëve lokalë që punuan në to.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në mes të shtatorit 2024.

Më 10 qershor në Prishtinë lansohet ekspozita ‘REPORTING HOUSE’