Foto: Presidenca e Ukrainës

Edi Rama krenar që Shqipëria mikpret liderin e rezistencës ukrainase, Volodymyr Zelenskyy

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është krenari për shtetin shqiptar që mikpret në Tiranë Samitin e Europës-Juglindore, në të cilin i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, siç e ka quajtuar ai “lider i rezistencës heroike ukrainase”.

Zelenskyy po viziton Shqipërinë në kuadër të këtij samiti që zhvillohet në datat 28 dhe 29.02.2024 në Tiranë, krahas përfaësuesve të 13 shteteve.

“Mirëmengjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë” – ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Shqipëri më 27.02.2024. Aeroplani i presidentit ukrainas, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 23:00 të së martës.

Zelensky u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sot Samiti Evropë Juglindore-Ukrainë, presidentja Osmani përfaqëson Kosovën