Foto: Edi Rama/Twitter
Edi Rama i reagon publikimit të ministrisë serbe ku ofendohen shqiptarët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj një publikimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në titull të të cilit përdoret shprehje ofenduese për shqiptarët.
Rama e ka pyetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nëse kjo është një shaka, duke shtuar se uron që kjo të jetë e tillë.
Në titullin e publikimit të ministrisë serbe, citohet ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, duke thënë “Atë që ua jepni shqiptarëve (me term derogativ) nuk mund t’ua ndaloni serbëve”.
“Aleksandar Vuçiq a është kjo e vërtetë apo është një meme [shaka] që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, thuhet në reagimin e kryeministrity shqiptar Edi Rama në Twitter.
.@avucic is this real or it is a meme making fun of drained brains and dirty mouths that kept all our region in darkness for centuries? I very much wish it is a meme, otherwise this would be a despeakable show of miserable thinking that you should condemn without any doubt! pic.twitter.com/cXrJtmeW6v
— Edi Rama (@ediramaal) October 3, 2020
Përdorimi i termit “shiptari” është një veprim i shpeshtë i ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin.