Edhe në Shqipëri foshnja e parë për 2023 është vajzë

Fëmija i parë i vitit 2023 edhe në Shqipëri është një vajzë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga fëmijët e parë që lindën këtë vit.

“Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00”- ka shkruar Manastirliu.

Një minutë pas ndërrimit të viteve, erdhi në jetë edhe një djalë. Ajo ju uroi jetë të gjatë dhe “këmbën e mbarë” foshnjav

Ndryshe, edhe në Kosovë fëmija i parë i vitit 2023 ishte vajzë