Lëshimi i seancës nga deputetët e LDK-së

Edhe LDK dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se i ka dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit, ashtu siç ishin marrë vesh.

“Sipas dakordimit të arritur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, dje kemi dorëzuar nënshkrimet e 25 deputeteve te Grupit Parlamentar te LDK-se”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka thënë se pas shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht, zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallën sa më shpejt.

“Seanca e datës 22 gusht 2019 do te jetë seanca e fundit e kësaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më pare që është e mundshme, brenda afatit kushtetues”, thuhet në fund të njoftimit.

Përveç LDK-së, edhe Vetëvendosje, PSD, AAK e Nisma Socialdemokrate i kanë dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet më 22 gusht.

VV e pakënaqur me datën e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

www.kallxo.com